Lajme Shqip Monday, 12 November 2012 19:52

Bangui – Presidenti i Republikës Qendrore Afrikano Fransoa Boziz ka urdhëruar që të arrestohet djali i tij, sepse ka refuzuar të paguajë faturën hotelierike në një shumë prej 12 mijë euro.

“Kapiteni Kevin Boziz është arrestuar pas urdhrit të shefit të shtetit”, deklaroi përfaqësuesi i policisë.

“Ai ka qëndruar disa ditë në hotelin “Pexher plazha” dhe nuk e ka paguar  faturën për dhomën, ushqimin dhe shërbimet e tjera. Llogaritet se e ka bërë llogarinë në shumë prej tetë milion franga (12 mijë euro), theksoi përfaqësuesi policor.

Boziz është arrestuar më 6 nëntor dhe gjendet në hapësirat hetuese të policisë nacionale SRI.

“Kur menaxheri i hotelit ka kërkuar nga ai që ta paguajë faturën, ai nuk ka refuzuar. Kur për incidentin e ka kuptuar babai i tij i ka thirrur të dytë. Kevini para menaxherit ka thënë se ka qëndruar në hotel dhe se e ka paguar faturën. Të dytë më pas janë dërguar në SRI dhe kur janë vërtetuar faktet, menaxheri është liruar”, theksoi përfaqësuesi i policisë.(LajmeShqip.com)