Lajme Shqip Saturday, 08 March 2014 17:51

Presidenti sirian, Bashar Assad, thotë se marrja ushtarake e Krimesë nga Rusia reflekton “politikën e zgjuar” të presidentit Vladimir Putin dhe përpjekjet e tij për të rikthyer “sigurinë dhe stabilitetin” në Ukrainë. 

Në një letër adresuar presidentit të Rusisë, Assad-i e quan lëvizjen e Putin-it në Ukrainën lindore si parandalim të marrjes së pushtetit në Kiev nga “terroristët ekstremistë”.  

Komentet e Asadit, të parat që nga përshkallëzimi i krizës në Ukrainë që muajin e kaluar, u transmetuan nga shërbimi shtetëror i lajmeve në Siri, ditën e enjte.

Rusia ka qenë një mbështetëse e fortë e Asad-it gjatë konfliktit 3-vjeçar, që filloi si një protestë e gjerë paqësore kundër qeverisjes së tij, por që u kthye në një luftë civile, e cila mori të paktën 140 mijë jetë njerëzish. 

Asad-i thotë se trupat e tij po luftojnë ekstremistët islamikë që duan të shkatërrojnë Sirinë.