Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 19:24

Guatemalë – Presidenti i Guatemalës Aluaro Kolom dhe bashkëshortja Sandra Tores vendosën të shkurorëzohen që të mund zonja e parë të ketë mundësi të kandidohet për funksionin e presidentit të shtetit.

Ky veprim është ndërmarrë për shkak të ndalesave kushtetuese familjarë të afërt të presidentit të kandidohet për atë funksion.

Kërkesa për shkurorëzim ishte dorëzuar më 11 mars, pas pajtimit reciprok, tre ditë pasi Tores vendosi të kandidohet.

Vendimin përfundimtar duhet ta japë Gjykata Kushtetuese.

Opozita e quajti atë si një përpjekje që të mos respektohet ligji. Zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen në shtator. Tani për tani favorit është opozitari Oto Peres Molina, gjeneral i pensionuar, i cili premton luftë aktive me krimit.