Lajme Shqip Monday, 05 November 2012 12:17

Beograd – Kabineti i presidentit serb Tomisllav Nikoliq mbrëmë konfirmoi se të premten në autostradë ka ndodhur incident, duke njoftuar se shefi i shtetit shpreh bindje se të gjitha aspektet nga kjo ngjarje do të hetohen.

“Presidenti Nikoliq shprehu besimin e tij të plotë në pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët kujdesen për sigurinë e tij”, shtohet në kumtesë, pa u theksuar kurrfarë hollësi për ngjarjen, njoftoi sot Tanjug.

Mediat serbe publikuan se një oficer i lartë nga MPB-ja serbe me automobil zyrtar disa herë ia ka penguar rrugën kolonës së automjeteve të cilët e kanë shoqëruar Nikoliqin. Incidenti ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish, ndërsa presidenti serb ka udhëtuar drejt Kraguevacit.

Incidenti ka ndodhur në momentin e ashpërsimit të aferës lidhur me përgjimin. (LajmeShqip.com)