Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 15:00

Presidenti qipriot Hristofias nuk do të japë dorëheqje edhe krahas kërkesës së opozitës, deklaroi zëdhënësi qeveritar.

Nikozi – Presidenti i Republikës së Qipros, Dhimitris Hristofias nuk do të japë dorëheqje dhe bëri thirrje për unitet, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë qipriote Stefanos Stefanu, duke nënvizuar se sulmet e opozitës për dorëheqjen e shefit të shtetit janë të pabaza.

Opozita qipriote kërkon tërheqjen e presidentit, si dhe edhe më tej vazhdon ta akuzojë për shpërthimin në bazën ushtarake në qershor, në të cilën humbën jetën 11 persona.

Shpërthimi e shkatërroi elektrocentralin më të madh të ishullit dhe shkaktoi krizë politike.

Sipas zëdhënësit qeveritar, akuzat e opozitës se me veprimet e veta presidenti ka krijuar krizë dhe ka futur ndarje në vend, janë të papranueshme.

“Presidenti dhe qeveria do të vazhdojnë t’i zbatojnë të drejtat sovrane të Republikës së Qipros. Hulumtimet e filluara për zbulimin e karbonit radioaktiv në zonën e veçantë ekonomike në ishull do të vazhdojnë dhe shpejtë do të publikohet rrethi i dytë i ndarjes së licencave me qëllim që të vazhdojnë hulumtimet edhe në rajonet e tjera të zonës ekonomike”, tha zëdhënësi.

Stefanu deklaroi se qeveria dhe Banka qendrore në Qipro po ndërmarrin masa për mbështetjen e sistemit bankar që të mund të ballafaqohet me problemet e paraqitura, të shkaktuara nga kriza greke.

Agjencia Fiç kumtoi se po e ndjek situatën në Qipro dhe se është e mundshme sërish ta ul rejtingun kreditor të shtetit ishull.