Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 12:58

Askush nuk ju ka ftuar të vini këtu; Pasi keni ardhur, ju duhet t`i respektoni rregullat tona; Nëse

Ai po vizitonte një kamp azilkërkuesish (Bela pod Bezdezom) pas incidenteve të dhunshme që kishin nodhur në mes të banorëve të atyshëm, shkruan rp-online.de. Dhe, duke iu drejtuar atyre, presidenti çek, Milos Zeman nuk i kishte zgjedhur fare fjalët.

„Fjalia  e parë: Askush nuk ju ka ftuar të vini këtu. Fjalia e dytë: Kur tashmë keni ardhur, ju duhet t`i respektoni rregullat tona, ashtu siç i respektojmë ne tuajat kur udhëtojmë në vendet tuaja. Dhe, fjalia e tretë: Nëse kjo nuk ju pëlqen, shporruni!”, kishte thënë fjalë për fjalë Zeman, përcjell albinfo.ch.

Deri tash në politikën çeke fjalët ashpra të presidentit nuk kanë ngjallur ndonjë reagim të zëshëm. Vetëm Helena Lagsadlova nga partia konservatore opozitare Top 09 ka deklaruar se „këto janë klithma të izoluara të llojit populist. Zeman duhet të kishte reaguar në mënyrë më të matur.