Lajme Shqip Wednesday, 07 March 2012 09:45

Kabul – Presidenti afgan Hamid Karzai miratoi “kodeks të sjelljes” për gratë, i parashtruar nga Këshilli me ndikim i ulemave – këshilli i lartë nga shkencëtarët dhe hoxhallarët islamë.

Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, kodeksi është një hap i madh prapa në lidhje me të drejtat e grave në Afganistan.

Në dokumentin e Këshillit të ulemave, burrave u lejohet t’i rrahin gratë gjatë disa rrethanave dhe nxisin ndarjen gjinore.

Konsiderohet se kjo është përpjekje që të tërhiqen kryengritësit, si talebanët, me të cilët të ulen në tryezën negociuese me pushtetin, me qëllim dhënien fund të luftës në Afganistan.

Kur talebanët udhëhiqnin Afganistanin, kohë përpara fillimit të operacionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja në vitin 2001, vajzave u ishte ndalur frekuentimi nëpër shkolla, ndërsa gratë ishin të obliguara të mbanin ferexhe të mbuluara nga koka deri tek këmbët, duke mos u lejuar të dilnin nga shtëpia pa shoqërinë e burrit.

“Kodeksi i sjelljes”, i miratuar nga Karzai, është një përmbledhje e rekomandimeve, të cilat gratë fetare duhet vullnetarisht duhet t’i respektojnë, por aktivistët druajnë se ai do ta kthejë tendencën që të miratohet si ligj, duke i kthyer mbrapa të drejtat e grave.