Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 07:37

Bishkek – Në zgjedhjet presidenciale në Kirgistan udhëheq kryeministri Almazbek Atambaev, sipas 95 për qind të votave të numëruara.

Atambaev fitoi 60 për qind të votave, me çka me siguri do të zgjidhet që në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Dalja e votuesve në votimin e djeshëm ishte 57,9 për qind”, kumtoi Komisioni qendror i zgjedhjeve (KQZ).

Në zgjedhjet presidenciale morën pjesë 16 kandidatë, mes të cilëve edhe dy oponentët kryesorë të Atambaevit, Adahan Madumarov dhe Kamçibek Tashiev, të cilët fituan nën 15 për qind të votave.

Analistët i konsiderojnë zgjedhjet në ish Republikën sovjetike, me 5,3 për qind milionë banorë, për një test kyç për tranzicion të qetë të pushtetit presidencial.