Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 10:25

Francë – “Fitorja ime është një ndëshkim për presidencën e Nicolas Sarkozy”. Kanë qënë këto fjalët e para të liderit socialist Fransua Hollande, fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve që u mbajtën këtë të dielë në Francë.

“Në raundin e dytë dua një fitore të bukur”,-tha Hollande duke shtuar se ai është kandidatit që bashkon francezët në përpjekjet për të ndryshuar vendin dhe për ti ridhënë Francës vendin që i takon.

Hollande ka siguruar tashmë mbështetjen e dy kandidatëve të tjerë të kësaj gare, Marine le Pen e së djathës ekstreme e cila u rëndit e treta dhe të Zhan Lyk Melensho, që doli i katërti. Sipas rezultateteve të para, Hollande ka fituar shumicën e votave në këtë raund të parë me 28 % të votave, ndësa rivali i tij, Nikolas Sarkozy 26 %. Kjo është hera e parë që një president francez që rikandidon për një mandat të dytë nuk fiton raundin e parë të zgjedhjeve që nga fillimi i Republikës së Pestë në vitin 1958. Sipas mediave franceze, në këtë raund të parë morën pjesë më shumë se 70 % e zgjedhësve, një pjesemarrje kjo mjaft e lartë në krahasim me parashikimet për pjesëmarrjen.

Në rast se do të zgjidhej, Fransua Hollande do të ishte Presidenti i parë i majtë në Francë që pas vitit 1995. Ndërkohë që për Sarkozy, në rast humbjeje, do të ishte hera e parë që një President nuk merr mandat të dytë, që nga viti 1981. Mandati i Presidentit në Francë është pesë vjeçar. (G.Sh)