Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 12:25

 “Jeni policë?”, pyet Amiri, përderisa ngjitet në rrugën e asfaltuar të Miratocës, fshati i parë në Serbi, nga kufiri veriperëndimor i Maqedonisë.

Rreth të tridhjetat, Amiri shoqëron një grup prej njëzet emigruesve sirianë, që vërshojnë çdo çast fushave – para syve të policisë serbe, e cila bëhet kinse nuk po sheh asgjë nga postblloku i tyre kufitar – sipër një kampit misterioz të ndihmuar nga rusët, funksioni i të cilit është vështirë i kuptueshëm. Fëmijë, pleq, persona me nevoja të veçanta. Të rraskapitur dhe të stërlodhur, ata kanë vetëm një pyetje: “Beograd?”.

Banorët e Miratocit janë mësuar me refugjatë. Gjatë viteve 1999-2001, në luftërat e Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës fshati ishte udhëkryq i të zhvendosurve të të dy anëve të kufijve. “Ua kam lëshuar ujin në rrugë që të freskohen së paku”, thotë Zejnullah Memishi, një i moshuar solidarizues që banon në hyrje të fshatit.

Në qendrën e fshatit, përveç disa tregtarëve të “padukshëm”, të cilët përpiqen të përfitojnë, tanimë gjenden edhe aktivistët e organizatave humanitare vendore dhe ndërkombëtare. Rreth tridhjetë sosh janë sot aktivë në territorin e Preshevës për t’u përballuar me rreth 2000 emigrantë, që vijnë mesatarisht çdo ditë nga Maqedonia. /Zëri