Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 19:15

Pragë – Policia në Kajro po e shqyrton sulmin ndaj policëve egjiptianë, të cilët e kanë siguruar Ambasadën çeke, e cila gjendet në këtë qytet, lajmërojnë mediat në Pragë.

Siç transmetoi korrespodenti i MIA-s nga metropoli çek, tre burra të cilët kanë arritur me motoçikleta, e sulmuan sigurimin e Ambasadës çeke dhe tentuan t’ua marrin armët.

Sipas burimeve policore egjiptiane, sulmi ishte penguar dhe një person është arrestuar, ndërsa dy të tjerët janë në arrati.

Gjatë aksionit, njëri nga pjesëtarët e sigurimit është plagosur, ndërsa asnjë nga të punësuarit në Ambasadë nuk është lënduar.

Mediat transmetojnë se sulmuesi i arrestuar, 27-vjeçari Valid Mahmud e ka pranuar sulmin, duke pohuar se cak i sulmit nuk ka qenë Ambasada, por kanë dashur vetëm të vjedhin armë.