Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 11:47

Pragë – Sindikatat e bashkuara çeke sot presin rreth 10. 000 anëtarë të tyre të përfshihen në demonstratat në Pragë, të caktuara kundër reformave qeveritare tatimore, sociale, shëndetësore dhe pensionale.

Sindikatat, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga metropoli çek, konsiderojnë se reformat e paralajmëruara qeveritare do të sjellin deri në përkeqësimin e standardit jetësor të njerëzve dhe do ta rrisin edhe ashtu deficitin e lartë të Buxhetit shtetëror.

Sipas paralajmërimeve të udhëheqësisë së Sindikatave të bashkuara, demonstratat e sotme janë vërejtja e fundit ndaj Qeverisë së Petër Neçasit për anulimin e reformave në sektorët e theksuar, dhe nëse nuk merren parasysh do t’i qasen aksioneve të tjera për presion publik.