Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 06:43

Pragë – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot do të mbërrijë në Pragë dhe kjo është vizita e parë, historike nga ana e një kryetari të Qeverisë izraelite pasi që është formuar shteti Izrael, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Në kuadër të qëndrimit dyditore është planifikuar që, me kryeministrin Petër Neças të bisedojë pë situatën në Afrikën Veriore dhe procesin paqesor në Lindjen e Afërt. Një prej temave të biedave të dy politikanëve do të jetë edhe bashkëpunimi ekonomik dhe shkencor midis Çekisë dhe Izraelit. Netanjahu do të realizojë takim edhe me shefin e shtetit, Vacllav Klaus.

Të dy shtetet kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm pas ripërtërirjes së marrëdhënieve diplomatike në shkurt të vitit 1990 dhe Çekia si anëtare e BE-së është një prej aleatëve më të mëdhenj të Izraelit, e cila përpiqet t’i përcforcojë marrëdhëniet midis Unionit dhe Tel Avivit.

Për shkak të vizitës së kryeministrit izraelit, masat e sigurisë në metropolën çeke janë përforcuar në shkallë të situatës më të rrezikshme. Ambasada izraelite në Praga edhe ashtu është një prej përfaqësive diplomatike më rreptësisht të mbrojtura për shkak të asaj që në të kaluarën ishte cak i sulmeve.