Lajme Shqip Sunday, 03 July 2011 11:48

Pragë – Çekia e mori nga Sllovakia kryesimin  me grupin e Vishegradit (B4)  dhe në vitin e ardhshëm prioritetet e saj do të jenë koordinimi i pozitave lidhur me projekt buxhetin e BE-së, siguria energjetike, energjia bërthamore dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor, njofton korrespondenti i MIA-s nga Praga.

Katërshja e Vishegradit, të cilën e përbëjnë Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia, është krijuar para inkuadrimit të këtyre vendeve në BE dhe tani Aleanca insiston që qëndrimet e veta t’i harmonizojë në nivel evropian.

“Komisioni Evropian do ta propozojë projektin e kornizave financiare  të BE-së dhe pjesëmarrja jonë në debat do të jetë një nga prioritete  e kryesimit tonë”, komentojnë nga Ministria çeke e Punëve të Jashtme.