Lajme Shqip Thursday, 28 July 2011 08:53

Bejrut – Posta diplomatike e dërguar nga Ambasada izraelite në Qipro deri te MPJ në Tel-Aviv  gabimisht dje është paraqitur në aeroportin e Bejrutit në një aeroplan qipriot.

Pakoja ka shkaktuar  panik në aeroport dhe është konfiskuar menjëherë nga policia dhe është kontrolluar për mjete shpërthyes, përmendin mediat libaneze.

Pakoja më vonë i është dorëzuar prokurorit i cili jep leje për dërgim deri te Ambasada qipriote në Bejrut. Izraeli dhe Libani teknikisht janë ende në luftë.