Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 09:44

Lisbonë – Presidenti i Portugalisë Anibal Kavako Silva mbrëmë kumtoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në këtë vend, i cili po ballafaqohet me krizë financiare serioze do të mbahen më 5 qershor.

“Vendosa sot ta pranoj dorëheqjen e kryeministrit Hoze Sokrates dhe të konvokoj zgjedhje parlamentare më 5 qershor. Zgjedhjet do të mbahen në një moment kritik për vendin”, deklaroi Silva.

Vendimi pason pas konsultimeve me partitë politike. Sokrates dha dorëheqje kur parlamenti refuzoi ta miratojë buxhetin me të cilin duhet të vendosen masa të rëndësishme për kursim dhe në këtë mënyrë do të pengohet përdorimi i ndihmës financiare ndërkombëtare siç kërkuan vitin e kaluar Irlanda dhe Greqia.

Agjencia ndërkombëtare për rejting kreditor “Standard dhe Purs” kumtoi paraprakisht se për shkak të detyrimit të lartë dhe mundësive të dobëta për rritje, Portugalia me siguri duhet të kërkojë ndihmë financiare për të cilën analistët parashohin se do të jetë deri në 80 miliardë euro.