Lajme Shqip Friday, 07 December 2012 09:20

Beograd – Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Nenad Popoviç e vlerëson se BE-ja ka mashtruar Serbinë, dhe se qëllimi i saj kryesor është të krijoj kufij në veri të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme, Popoviç ka vizituar Jarinjën së bashku me anëtarët e Parlamentit, Petar Petkovic dhe Jovan Palaliç, për të ofruar ndihmë serbeve të cilët kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër ndërtimit të vendkalimeve në mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë.

Popovic ka thënë se vendosja e vendkalimeve në pjesën veriore të Kosovës është e papranueshme për të gjithë serbët. Sipas tij, më këtë veprim, “konkretisht bëhet vendosja e kufijve”.

“Bashkimi Evropian ka qëllim që të ndërtoj kufij këtu, por këta njerëz nuk mund të mashtrohen, askush në Serbi nuk dëshiron kufij këtu, dhe kjo nuk do të lejohet”, ka Popoviç i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Ai ka thënë se jo vetëm deputetët, por edhe lidershipi i DSS, duke përfshirë edhe liderin e partisë Vojislav Konstanca, do të jenë me serbët e Kosovës edhe gjatë ditëve në vijim.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ndërtimi i vendkalimit në Jarinjë nuk do të ndryshoj asgjë, Popoviç ka thënë se nëse atje do të jenë policia kufitare dhe doganierët, atëherë atje do jenë kufijt.(KP)