Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 16:10

Bruksel – Presidenca polake me Bashkimin Evropian do të insistojë që shefat e shteteve ose qeverive nga BE-ja në takimin më 9 dhjetor të sjellin vendim për kandidaturën e Serbisë, edhe pse disa vende dëshirojnë që kjo të anulohet, deklaroi në Bruksel Artur Harazim, drejtor i Departamentit për Evropë në Ministrinë polake të Punëve të Jashtme.

“Besoj se Këshilli megjithatë do të vendos në muajin dhjetor”, deklaroi Harazim, duke theksuar se rreth kësaj së pari do të bisedojnë ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së të cilët duhet të takohen më 5 dhjetor, ndërsa vendimin përfundimtar do ta sjellin shefat e shteteve dhe qeverive më 9 dhjetor.

Harazim, vendi i të cilit kryeson me Këshillin deri në fund të këtij viti, në tribunën për zgjerim të BE-së në organizim të Qendrës për politikë evropiane të Brukselit, theksoi se për Poloninë çështja për zgjerimin e BE-së edhe më tej është njëra nga prioritetet.

Megjithatë, ai theksoi se 26 vendet-anëtare të mbetura të BE-së nuk kanë qëndrime të njëjta për zgjerimin.

“Detyra jonë është që të punojmë me vendet të cilat ende janë skeptike pas kësaj çështje”, deklaroi Harazim, duke aluduar në dokumentin jozyrtar të Gjermanisë dhe Francës në të cilin dy vendet kërkojnë vendim përfundimtar për kandidaturën e Serbisë dhe përcaktimin e datës për fillim të negociatave të Malit të Zi që të anulohen deri për vitin e ardhshëm.

Ky dokument, i përbërë para Komisionit Evropian më 12 tetor që të rekomandon ndarjen e kandidaturës së Serbisë dhe fillim të negociatave të Malit të Zi, u paraqit në opinion në javën e kaluar.

Në negociatat për zgjerim në Bruksel morën pjesë edhe Stefano Sanino, drejtori i përgjithshëm për zgjerim në KE, i cili gjithashtu shprehu optimizëm të kufizuar në lidhje me eurointegrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Duhet në mënyrë të qartë të porositet se dyert e BE-së mbeten të hapura, por njëkohësisht të sigurohet se ata të cilët do t’i kalojnë tërësisht që t’i realizojnë kriteret”, deklaroi Sanino.

Drejtoresha e zyrës për zgjerim në Qeverinë e Serbisë Milica Deleviq, e cila mori pjesë në negociata, shfaqi shpresë se dialogu teknik midis Prishtinës dhe Beogradit i ndërprerë pas shpërthimit të dhunës në pjesën veriore të Kosovës, sërish do të ripërtërihet.

“Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, si dhe vendosja e qeverisjes së të drejtës në pjesën veriore të Kosovës është në njëlloj në interes të Serbisë si dhe të të gjithë të tjerëve”, deklaroi Deleviq.

Pasi kjo çështje do të zgjidhet, do të mund të shfrytëzojmë kohë dhe energji për zgjidhjen e problemeve të mbetura, theksoi ajo.

Ripërtëritja e bisedimeve, sipas rekomandimit të Komisionit është kusht themelor të cilin Serbia duhet ta realizojë me qëllim që të marrë kandidaturë.