Vilnus- Mbi 60 mijë banor të Lituanisë mbetën pa energji elektrike në shtëpitë e tyre për shkak të uraganit i cili e goditi shtetin natën e kaluar. Dëme më të mëdha ka në rajonet bregdetare edhe në pjesën qendrore të shtetit.
Ekipet për remont në elektrodistribuimin shpresojnë se sot do të ripërtërihet furnizimi me rrymë. Ekipet shpëtuese dhe zjarrfikësit regjistruan mbi 100 thirrje në të gjithë shtetin. Nuk ka të dhëna për viktima.
Porti Klajperda është mbyllur sepse shpejtësia e erës ishte 33 metra në sekondë, lajmërojnë mediat lokale.
Uragani i njëjtë ishte shkak për ndërprerjen e rrymës në 6.500 shtëpive në Estoni. Lartësia e valëve në Detin Baltik ka qenë katër metra, ndërsa shpejtësia e erës 28 metra në sekonda. Është rrëzua edhe bredhi kryesor në Estoni vendosur në sheshin qendror.
Erërat uraganit ishin arsye edhe për dëmet më të mëdha materiale në Poloni ku janë arrestuar gjashtë njerëz. Pothuajse 100 mijë banorë në qytetin Slupsk mbetën pa rrymë, dhjetëra ndërtesa janë dëmtuara, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet shpëtuese prej rreth regjistruan thirrje prej rreth mijëra qytetarëve në shtet.
Për shkak motit të keq një numër i madh i feribotëve nuk lundruan nga Polonia drejt Suedisë. Sinoptikët paralajmëruan për shpejtësi të prej erës 100 km në orë.
Aeroporti Hrabrovo në zonën Klainingradska ruse ku u anuluan një numër i madh fluturimeve për shkak erës të fuqishme, vazhdoi normalisht me punë. Për shkak të erërave të fuqishme me shpejtësisë prej rreth 30 metrave në sekondë gjatë fundjavës ishte dëmtuar rrjeti për furnizim elektronik edhe më shumës se 20 mijë banorë në këtë rajon ishin pa rrymë. Janë anuluar aktivitet shkollore në Kaliningrad, lajmërojnë mediat lokale.