Lajme Shqip Wednesday, 24 July 2013 17:30

Moskë – Një politikan rus ka shkaktuar zemërim në Angli pasi ka deklaruar se bebja e çiftit Kate dhe William do të pijë gjakun e Rusisë në mesin e shekullit 21.
Vladimir Zhirinovsky, 67 vjeç, kryetar i partisë nacionaliste liberal- demokrate, tha se nuk duhet festuar për monarkun e ardhshëm britanik.
Ai akuzoi monarkinë britanike se ka shkatërruar shtetin rus.
Politikani kontrovers i bëri komentet gjatë një interviste me gazetën shtetërore Rio Novosti.
“Monarkia britanike ka shkatërruar shtetin tonë. Sot aktivistët e opozitës janë atje, prandaj nuk duhet gëzuar. Për këtë arsye lindja e një tjetër monarku britanik, që do të pijë gjakun tonë diku nga mesi i shekullit 21, nuk duhet të na gëzojë”, tha ai.
Megjithatë Kremlini zyrtar përgëzoi Mbretëreshën për lindjen e stërnipit.
Familjet mbretërore ruse dhe angleze janë të lidhura përmes Mbretit Xhorxhi V, që ka qenë kushëri i parë i Carit Nikolla II, të cilin disa e fajësojnë për rënien e dinastisë Romanov në vitin 1917.
Politikani Vladimir Zhirinovsky, që bëri këto komente, njihet jo vetëm si nacionalist, por edhe si një shoumen dhe qejfli klubesh nate./ Tema/Lajmeshqip/