Lajme Shqip Sunday, 06 October 2013 12:03

Politikani laburist kroat Zheljko Klisoviç, ka festuar ditëlindjen e tij të 54 në një mënyrë të veçantë. Ai përveç miqve dhe kolegëve të tij, kishte ftuar edhe dy valltare të striptizit, të cilat i argëtuan mysafirët, por edhe nikoqirin në veçanti. Klisoviç në fund të valëzimit, shihet duke kapur për vithe njërën nga valltaret. Mediat kroate i kanë bërë bujë të madhe këtij gjesti të politikanit nga Zagrebi, duke e cilësuar si të turpshëm, por Klisoviç është arsyetuar duke thënë se nuk ishte asgjë më shumë se sa një festë ku njerëzit u argëtuan, dhe se kjo nuk fyen moralin e askujt.

Klisović e nisi festën bashkë me mysafirët e tij në villen me oborr të madh dhe pishinë, ndërsa më vonë kaluan brenda shtëpisë, ku vajzat filluan vallëzimin mbi tavolinë. Gjithashtu mediat kroate kanë shkruar se karriera e neurokirurgut Klisoviç nuk është e panjollosur. Ai më parë kishte akuzuar një koleg të tijin për vrasje të disa pacientëve. Ndërsa në një rast tjetër, një paciente e kishte akuzuar Klisoviçin, se ky i fundit e kishte sulmuar seksualisht duke tentuar ta kapte për gjinj. /reporteri/

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=HJzSdXe6DaA