Lajme Shqip Tuesday, 11 June 2013 14:39

Ankara- Policia në Turqi ka arritur të shpërndajë protestuesit nga sheshi Taksim, i cili është okupuar nga protestuesit anti qeveritarë për afër dy javë.

Policia ka përdorur ujë të nxehtë dhe gaz lotësjellës, duke bërë kështu që shumë protestues të largohen nga vendi afër Parkut Gezi, raporton BBC. Disa protestues janë munduar të qëndrojnë por nuk kanë mundur t’u bëjnë ballë gazit dhe ujit të nxehtë.

Protestat në Turqi filluan për të kundërshtuar një plan për ndërtime në Parkun Gezi, për t’u kthyer më pas edhe në protesta anti-qeveritare.