Pekin – Radio “Azia e Lirë” me seli në SHBA mbrëmë njoftoi se dy tibetianë janë vrarë nga policia kineze.
Incidenti ka ndodhur më 23 janar kur murgu 40 vjeçar dhe vëllai i tij 38 vjeçar, janë fshehur pas protestës së tibetianëve në qarkun Lugo, në provincën jugperëndimore Siçuan.
Muajin e kaluar të paktën gjashtë tibetian janë vrarë në përleshjet me policinë në lagjet Luho dhe Sada në provincën kineze Siçuan.
Para dy ditëve një murg tibetian është vetëflijuar në provincën perëndimore kineze Çinghaj. Murgu ka marrë djegie të rënda, por ka mbetur i gjallë.
Në 13 muajt e fundit të paktën 13 murgj tibetianë janë vetëflijuar në shenjë proceste për shkak të politikës kineze.