Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 14:28

Policia hungareze ka arrestuar një sirian, i cili akuzohet për përfshirje në trazirat e fundit në kufirin me Serbinë. Ai dyshohet se është anëtarë i një grupi të lidhur ngushtë më ekstremistët islamikë, shkruan “Tanjug”.

Policia ka bërë të ditur se siriani 39-vjeç, i identifikuar si Ahmed H me banim në Qipro, është arrestuar dhe marrë në pyetje me 19 shtator, transmeton lajmi.net.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari ka pranuar se kishte qenë prezent gjatë konfliktit të krijuar në pikëkalimin kufitar Reske 2, kur policia hungareze kishte përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për ti zmbrapsur refugjatët.

Besohet se i dyshuari është anëtar i Tablig Xhamat, grup ky që dyshohet se shfrytëzohet nga grupet terroriste për futur anëtarët e tyre nëpër vende të caktuara.