Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 15:42

Paris – Dy gra të cilat kanë mbajtur ferexhe, janë arrestuar në Francë, pasi që sot hyri në fuqi ligji, i cili ndalon mbajtje të burkës dhe nikabit në vend publik.

Gratë kanë qenë pjesë e grupit të dhjetëra personave, të cilët kanë protestuar kundër ndalesës para katedrales Notër Dam.

Zëdhënësi i policisë kumtoi se tre persona janë arrestuar për shkak të protestës “sepse kanë marrë pjesë në demonstratën e paparalajmëruar”, e jo se gratë kanë qenë të mbuluara me ferexhe.