Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 19:10

Oslo – Policia në Oslo ka krijuar një njësi të veçantë për të hetuar sulmet e 22 korrikut. E njëjta ka mbledhur telefonat, kamerat dhe kompjuterët nga ishulli Utoja për t’i hetuar.

Prokurori Pal Fredrik Hjort Krabi, i cili është i ngarkuar me hetimet, tha se struktuara e task forcës së re do të shpallet brenda ditësh.

Ai tha se policia ka mbledhur të gjitha mjetet elektronike, të gjetura në ishullin Utoja, ku ekstreimisti i krahut të djathtë, Anders Bering Breivik, ka pranuar vrasjen e 69 pjesëmarrësve në një kamp rinor të Partisë Laburiste.

Breivik fillimisht ka sulmuar ndërtesën e qeverisë në Oslo, ku kanë humbur jetën tetë persona.