Lajme Shqip Sunday, 14 August 2011 16:56

Oslo – Policia norvegjeze e ktheu Anders Brejvikun në ishullin Utaja, në vendin e ngjarjes që të kryejë rikonstruim të krimit prej pas tre javësh, kur ai në këtë vend ka vrarë 69 persona, kumtoi sot policia.

Në një nga fotografitë e rikonstruimit, që e transmeton gazeta ditore “VG”, Brjeviku është treguar në pozitë se si gjuan në dikë në ujë.

Policia norvegjeze konfirmoi se rikonstruimi i krimit është bërë dje, dhe se sot në brifing me gazetarët do të shpall më shumë hollësira për këtë.

Gazeta “VG” transmeton se Brejviku, i ndjekur nga roje të armatosur, i veshur në jelek mbrojtës dhe me zinxhirë rreth këmbëve, i ka dërguar hetuesit nëpër ishull gjatë rikonstruimit tetëorësh të ngjarjes.

Ishulli Utoja është mbyllur për vizitorët nga 22 korriku, kur Brejvku në të ka vrarë 69 persona, përkujtojnë agjencitë.