Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 20:16

Kajro – Ministria egjiptiane e Punëve të Brendshme kumtoi sot se më shumë se 660 oficerë të lartë do ta përfundojnë shërbimin e tyre në polici, pasi demonstruesit kërkuan reforma të forcave, të cilët i akuzojnë për vrasjen e pjesëmarrësve në protesta.

Ministria kumtoi se 505 gjeneralë dhe më shumë se 160 oficerë të tjerë do ta përfundojnë shërbimin, por tani për tani nuk është definuar nëse ata do të jenë të larguar ose të pensionuar.

Ministri i Punëve të Brendshme Mansur el Isavi deklaroi se rreth 18 gjeneralë janë të akuzuar se kanë pasur rol në vrasjen e demonstruesve gjatë kohës së trazirave, me të cilat u rrëzua nga pushteti presidenti egjiptian Hosni Mubarak në muajin shkurt.