Lajme Shqip Sunday, 10 April 2011 10:33

Varshavë – Zonja e parë e Polonisë, Ana Komorovska, ka udhëhequr sot dhjetëra familje, të cilat kanë vizituar vendin ku u rrëzua aeroplani presidencial një vit më parë.

 

Dyzet familje të 96 viktimave udhëtuan me autobusë nga Moska në Smolensk për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtumore.

 

Në 10 prill, 2010, katastrofa e aeroplanit i mori jetën presidentit Leh Kaçinski, ministrave dhe komandantëve të ushtrisë, të cilët udhëtonin në fshatin e afërt Katin, ku dhjetëra mijëra oficerë polakë u masakaruan në fillim të Luftës së Dytë Botërore.