Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 11:08

Uashington – Promovimi i interesave amerikane, por edhe mbështetje për autoritetet e Maqedonisë për rritjen ekonomike dhe çrrënjësimin e korrupsionit në vend, janë drejtimet që i prezantoi Pol Uolers, kandidati për ambasador të ri amerikan në Maqedoni, me rastin e nominimit të tij për këtë funksion në Komisionin për punë të jashtme të Kongresit.

Ai tha se në qoftë se konfirmohet në këtë funksion do të bëjë thirrje për urtësi nga të dyja palët për pranim të zgjidhjes së pranueshme reciproke për emrin – problem, i cili është pengesë në rrugën që Maqedonia të hyjë në BE dhe NATO.

Uolers theksoi se Maqedonia u dëshmua në planin rajonal dhe global sepse në mënyrë aktive merr pjesë në paqen ndërkombëtare, ndërsa ushtarët e saj ishin pjesë e forcave koalicionuese në Afganistan dhe Irak.

“Maqedonia ishte një prej kontribuesve më të mëdhenj për kokë banori në misionin ndërkombëtar të ISAF-it në Afganistan. Pjesëmarrja në stabilitetin global dhe rajon, reflekton vlerat e përbashkëta dhe partneritetin e fuqishëm me Maqedoninë”, tha Uolers.

Në pyetjen e senatorit demokrat nga Nju-Xhersi, Robert Menendez, që ta vlerësojë vendosjen e përmendores Aleksandri i madh në sheshin e Skupit, Uolers theksoi se kjo është çështje e cila e tejkalon emrin dhe bëhet fjlë për identitetin.

“SHBA-ja deri tani ka punuar, ndërsa nëse konfirmohem në këtë funksion edhe unë do të punojë me autoritetet e Maqedonisë dhe të Athinës, përmes ambasadës së atjeshme, t’u ndihmojmë të dyja palëve për përparim në këtë çështje, të krijohet ndjenja për arritje të kompromisit, respektimit të ndërsjellë të historisë, traditës”, theksoi Uolers.

Ai përkujtoi në zgjedhjet demokratike të realizuara me sukses në Maqedoni më 5 qershor, por shfaqi shqetësim se edhe mëtej ka probleme në sferën e qeverisjes së të drejtës, pavarësisë së gjyqësisë dhe mediat e lira dhe të pavarura.

Uolers vjen nga vendi zëvendës-sekretar ekzekutiv shtetëror në Departamentin e Shtetit, ndërsa ka qenë edhe drejtor i Zyrës për çështje kaukaze dhe konflikte rajonale. Ai ka përvojë të drejtpërdrejt nga Maqedonia, ku nga viti 2004 deri në vitin 2007 ka qenë zëvendës-shef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Shkup. Ka qenë edhe në pozicione diplomatike në Bukuresht, Moskë dhe Nikozi.