Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 13:14

Podgoricë – Rusia nuk sheh problem në anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, por zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s nuk do të kontribuojë në sigurinë e askujt, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov për të përditshmem “Pobjeda” të Podgoricës.

“Prioritetet e brendshme politike të Podgoricës nuk njihen mirë. Nuk shoh problem në lidhje me anëtarësimin në BE, nëse vetë malazezët vlerësojnë se eurointegrimi do u shërbejë”, deklaroi Lavrov para vizitës në Ballkan, në të cilën do t’i vizitojë Malin e  Zi, Serbinë, Slloveninë dhe Maqedoninë.

Sipas tij Moska sillet me respekt ndaj të drejtës që vetë shtetet t’i përcaktojnë skemat për siguri dhe anëtarësim në aleancat ushtarako-politike. Ai theksoi se pozicioni i Rusisë për çështjen e zgjerimit të NATO-s është i ditur.

“Aspirata për zgjerimin e NATO-s  për inerci është një situatë e re perfekte, kur nuk ka botë bipolare, kur më nuk  është ndarja e mëparshme e dy blloqeve ushtarake, nuk kontribuon për sigurinë as të shteteve të veta anëtare e as të Aleancës”, theksoi Lavrov.

Në lidhje me Serbinë, shefi rus i diplomacisë deklaroi se partneriteti strategjik mes Rusisë dhe Serbisë nuk është i orientuar kundrejt askujt.

Lavrov në intervistën thotë se Ballkani është në rrugë të jetë stabil.

“Sipas meje, ky rajon….gradualisht po stabilizohet dhe deri tani zhvillohet mirë. Ripërtërihet edhe fqinjësia e mirë edhe krahas asaj se ekziston rrezik nga recidivet”, theksoi Lavrov. Shtoi  se Rusia është e gatshme të zhvillojë marrëveshje bilaterale me të gjitha shtetet ballkanike dhe është e interesuar për normalizimin e plotë të ngjarjeve në rajon.