Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 12:32

Seul – Koreja u kundërpërgjigj me tre të shtëna paralajmëruese drejt kufirit perëndimor me Korenë Veriore në Detin e Verdhë pasi që një granatë nga Koreja Veriore ka rënë në afërsi të kufirit.

Sipas kumtesës së Shtatmadhorisë së Armatës të Koresë Jugore, flota ka dëgjuar se si ushtria e Koresë Veriore ka gjuajtur tre granata mbi kufirin.

“Vlerësuam se një granatë nga Koreja Veriore ka rënë në afërsi të kufirit. Po përpiqemi të konfirmojmë nëse granatat janë gjuajtur qëllimisht ose rastësisht”, thekson Armata e Koresë Jugore.

Në kufirin kontestues mes Koresë Jugore dhe Veriore në Detin e Verdhë kishte incidente në vitin 1999, në vitin 2002 dhe në vitin 2009. Në nëntor të vitit të kaluar armata verikoreane e granatoi Jeonpjongin gjatë së cilës humbën jetën  ushtarë koreanojugor dhe dy civilë.