Lajme Shqip Tuesday, 16 October 2012 14:16

Nju-Jork – Të dhënat më të reja tregojnë se rreth 870 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria, kumtoi Organizata e KB-së për ushqim dhe bujqësi (FAO).

Sipas FAO-s, të dhënat më të reja paraqesin përmirësim në raportin e numrit të të uriturve nga fillimi i vitit 1990 prej më shumë se mbi një miliardë, por edhe më tej është i papranueshëm numri i lartë.

“Impulsi, i cili ishte i pranishëm një kohë në këtë plan tani dobësohet”, deklaroi Olivie De Shater, i dërguar i posaçëm i KB-së për të drejtën e ushqimit.

De Shater në margjinat e mbledhjes së Komitetit për siguri botërore të produkteve ushqimore në kuadër të FAO-s, deklaroi se “nuk shkojmë përpara, përveç kur do të kemi krizë”.

“Gjithmonë kur të paraqitet rizë ne sërish bëjmë përpjekje, por pastaj nuk i zbatojmë këto masa. Është vështirë të ngrihen njerëz atëherë kur nuk ka rrezik”, deklaroi De Shater.

Një grup prej 20 ekonomive udhëheqëse botërore (G20) vitin e kaluar premtoi se do të zbatohen masa për kontroll të rritjes së çmimit të ushqimit në botë, por prej atëherë është realizuar progres i kufizuar. Sipas tij, në G-20 ka disa forca të cilat konsiderojnë se reagimi tregtar është i mjaftueshëm që të neutralizohen pasojat nga çfarëdo qoftë krize dhe nuk shohin kuptim në luftën kundër ndryshimeve drastike të çmimit të ushqimit. “Pranoj se nuk jam i sigurt se është kështu”, konsideron ai.(LajmeShqip.com)