Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 10:39

Athinë – Tre persona, nga të cilët dy policë janë plagosur dhe janë pranuar në spital mbrëmë në këmbimzjarrin në lagjen athinase, Pefki.

Incidenti ka ndodhur kur dy policë në një automobil janë ndaluar për verifikim rutinor të një burri të dyshuar. Burri i panjohur ka shtënë ndaj tyre dhe pastaj ka ikur me automjetin e tyre, i cili më vonë është gjetur i lënë në një lagje të afërt.

Dy policët kanë hapur zjarr dhe kanë lënduar një person, me siguri bashkëpunëtorë.

Policia filloi hetim, duke mos përjashtuar asnjë hipotezë, duke përfshirë krim të organizuar ose akt ekstremist politik.