Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 18:16

Shkup – Në stacionin policor Qendër, në mbrëmjen e së dielës, në orën 21:30, Violeta Boshkovska, bashkëshortja e Lube Boshkoskit, me telefon ka denocuar se në shtëpinë e saj është kryer plaçkitje e një sefi me madhësi 40×40, në të cilin ka pasur 3-4 pistoleta, pronë e saj dhe e burrit të saj.

Plaçkitja, kumton MPB, sipas denoncimit të saj është kryer në kohë të pacaktuar, derisa ajo ka qenë në Kroaci. Nëpunës policorë kanë dalë në terren, thuhet në kumtesë, me ç’rast nuk janë gjetur gjurmë të hyrjes së dhunshme në shtëpi.

Në bisedë me nëpunësit policorë, Violeta Boshkoska ka vendosur të mos nënshkruajë procesverbal, derisa nuk konsultohet me bashkëshortin. (LajmeShqip.com)