Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 11:55

Ditë të tëra ai është fshehur nëpër Siri, ku ishte i rrezikuar potencialisht nga terroristët e “Shtetit Islamik” (ISIS).

Profesori i filozofisë, Qais Alhassan Almohammad, do të ekzekutohej po të binte në duart e ISIS-it, për të vetmen arsye, pse ligjëronte filozofinë në një shkollë të mesme të Sirisë.

Të riut i është shuar shpresa që në vendin e tij të mbijetojë, pas rreziqeve e kërcënimeve që i janë bërë në vazhdimësi.

Mezi ka lëshuar Sirinë, për të mësyrë Evropën.

Pas dhjetë ditësh odisejade udhëtimi nga Siria në Serbi, Alhassan nuk heziton që në parkun në afërsi të stacionit të autobusëve në Beograd të tregojë diplomën e tij.

Ai është graduar nga Universiteti Tishreen i Sirisë.

“Nuk kemi ikur për të përfituar para. Unë kam qenë për katër vjet profesor i filozofisë. Me ardhjen e ISIS-it jam rrezikuar me prerje koke”, thotë profesori 27 vjeç. /Zeri