Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 09:49

Bruksel – Një stuhi e fuqishme e goditi pjesën verilindore të Belgjikës, ku mbahet një nga festivalet më të madhe të rokut në ambient të hapur dhe ku e humbën jetën pesë persona, ndërsa më shumë se 70 vizitorë janë lënduar.

Viktimat janë vizitorë të rock-festivalit të këtij viti “Pukelpop”, i cili filloi ditën e mërkurë në qytetin Hasept në provincën Flandria Lindore.

Kryebashkiaku i qytetit Hasent, i cili gjendet 80 kilometra në lindje të Brukselit dhe organizatorët e ngjarjes kumtuan se festivali do të anulohet.

Të lënduarit më rëndë  urgjentisht janë dërguar në spitalet më të afërta, përderisa disa nga të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në vendin e aksidentit.

Sipas të dhënave të organizatorit të festivalit treditor kanë marrë pjesë rreth 60 mijë persona. Në mesin e interpretuesve ishte reperi Eminem dhe grupet amerikane “Fu Fajters” dhe “Ofspring”.