Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 17:16

Stamboll – Një burrë i panjohur sot ka hapur zjarr ndaj pjesëmarrësve në takimin parazgjedhor në një restorant në qytetin turk Samandag, ku si pasojë u plaogsën 27 persona.

Dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike. Tani për tani nuk dihen arsyet për incidentin.

Midis të lënduarëve ndodhet edhe kandidati për deputet nga rradhët e Partisë opozitare popullore republikane.

Sulmuesi ka arritur që të largohet, ndërsa policia vazhdon kërkimin e tij.

Zgjedhjet parlamentare në Turqi janë caktuar më 12 qershor.