Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 09:37

Jerusalem – Sulmi ndaj Iranit nga ana e Izraelit ose ndonjë shteti tjetër duket gjithnjë e më i sigurtë, deklaroi mbrëmë presidenti izraelit Shimon Perez.

Ai theksoi se shërbimet e zbulimit të shteteve të ndryshme, të cilat e mbikëqyrin Iranin janë të shqetësuar dhe kryejnë presion ndaj liderëve të tyre që ta pengojnë Teheranin që të pajiset me armë bërthamore.

Opinioni izraelit është i ndarë për sulmin eventual ndaj objekteve bërthamore iraniane, 41 për qind mbështesin sulm, ndërsa 38 për qind jo.

Mediat izraelite publikuan se gjatë ditëve të fundit ka pasur stërvitje ushtarake të 14 aeroplanëve izraelitë në Sardinia, Itali në bashkëpunim me aviacionin italian.