Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 10:00

Athinë – Përbërja e qeverisë greke të koalicionit do të kumtohet sot pas takimit të liderëve partiakë.

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu sot do të takohet me shefin e shtetit Karolos Papulas, i cili më pas do të kryesojë me takimin e liderëve partiakë, pas së cilës do të pasojë publikimi i përbërjes së kabinetit të ri.

Papandreu mbrëmë vonë e braktisi shtëpinë e Parlamentit, pasi negociata me liderin e opozitës Andonis Samaras për të tretën ditë me radhë, nuk treguan tregues për sukses. Që të dy nuk kanë deklaruara të kenë arritur marrëveshje, krahas presionit të fuqishëm në të cilin është ekspozuar Greqia nga partnerët e saj evropian për gjetjen e zgjidhjes për krizën e brendshme politike, e cila po i kanoset euros.

Kryeministri i ri grek është i obliguar të kërkojë takim me presidentin e shtetit që t’ia dorëzojë mandatin.

Papandreu dje kërkoi nga anëtarët e Qeverisë së tij të japin dorëheqje që të përshpejtohet procedura.

Sipas informacioneve jozyrtare, funksioni i kryeministrit i është ofruar Lukas Papadimos (64), ish nënkryetar i Bankës Qendrore Evropiane, i cili ka vendosur më shumë kushte për të marrë këtë pozitë.

Kandidatët rezervë, emrat e të cilëve qarkullojnë janë ombudsmani Nikoforos Diamanturos (69) dhe ish ministri i Financave Panagiotis Rumeliotis, i cili e prezanton Greqinë në FMN.

Qeveria e re e koalicionit do të ketë për detyrë ta zabtojë planin e ri evropian shpëtimtar për Greqinë, i pranuar nga liderët e BE-së nga fundi i muajit të kaluar, me ç’rast në vend do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, me siguri në shkurt.