Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 12:47

Shën Peterburg – Shefi i Pentagonit Robert Gejts e ftoi Rusinë që të mendojë format për inkuadrim eventual të ushtarëve rusë në aksionet e koalicioneve ndërkombëtare në sferën e sigurisë.

“Ju bëjë thirrje të analizoninë çfarë forme ushtarët rusë do të mund të veprojnë në përbërje të koalicioneve ndërkombëtare”, deklaroi Gejts në fjalimin në Akademinë ushtarako-detare në Shën Peterburg.

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së shfaqi shpresë se Rusia do të mund t’i tejkalojë dyshimet lidhur me MKR-ja e ardhshme në Evropë. Sipas tij, mund të shqyrtohet këmbimi i të dhënave operative për postblloqe të lansuara midis Rusisë dhe NATO-s.

ga Shën Peterburgu, Gejts do të udhëtojë për në Moskë dhe nesër do të ketë takim me presidentin e Rusisë Dimitrij Medvedev.

Midis temave kryesore do të jenë ngjarjet në Lindjen e Afërt, gjendja në Afganistan dhe bashkëpunimi amerikano-rus në krijimin e mburojës kundërraketore. Është e mundur, siç njoftojnë mediumet amerikane, në plan të parë të shqyrtohen gjendja në Libi. Moska rreptësisht e kritikoi aksionin e Perëndimit dhe u përmbajtnë votimin për rezolutën e KS të KB-së.