Lajme Shqip Friday, 31 August 2012 17:35

Washington- Pentagoni kërcënon se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj ish pjesëtarit të trupave speciale amerikane Navy Seals, autor i librit “No Easy Day” ku flitet për aksionin që vrau Osama bin Laden.

Gjenerali Jeh Charles Johnson shkruan se Pentagoni po merr në konsideratë ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme ligjore ndaj Matt Bissonnette dhe shtëpisë botuese. “Në gjykimin e departamentit të mbrojtjes ju keni shkelur marrëveshjen e firmosur për të mos publikuar materiale që përbëjnë sekret. Publikimi dhe përhapja e mëtejshme e librit do të përkeqësojnë shkeljen e marrëveshjes”, shkruan gjenerali në letrën dërguar ish efektivit që mori pjesë në vrasjen e Bin Laden.

Libri i quajtur “No Easy Day” flet për aksionin në Abotabad në vitin 2011. Sipas të dhënave të para që ka publikuar media, në faqet e librit jepet një version i ndryshëm nga ai zyrtar për ngjarjen në Pakistan ndërsa Bissonnette thotë se Bin Laden u gjet i vrarë në dhomë para se aty të hynin efektivët e trupave speciale. Administrata e Obamës pati deklaruar se Osama u vra nga Navy Seals nga frika e një reagimi me armë. Por në libër thuhet se u gjet me një vrimë në kokë ndërsa notonte në gjak dhe armët e zbuluara pas derës së dhomës ishin të papërdorura. (LajmeShqip.com)