Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 14:26

Uashington – Gjenerali amerikan Karter Hem, i cili e kryesoi fazën e parë të operacionit në Libi, deklaroi se Pentagoni një ditë ndoshta do të duhet ta shqyrtojë edhe çështjen për dërgimin e forcave tokësore në shtetin veriafrikan, nëse linjat luftarake edhe më tej mbeten të bllokuara.

“Konsideroj se mund të shqyrtohet dërgimi i forcave tokësore. Qëndrimi im personal në këtë moment është se kjo, sipas të gjitha gjasave, është një mundësi ideale, për shkak të reagimit në rajon që e shkaktoi prania e ushtarëve amerikanë në terren”, deklaroi shefi i komandës amerikane në Afrikë para mbledhjes së Senatit për forcat e armatosura, lajmëruan agjencitë.

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama shumë herë deklaroi se forcat tokësore amerikane nuk do të jenë të sistemuara në Libi, edhe nëse ekziston raport se në terren janë të pranishme ekipe më të vogla të Agjencisë qendrore për zbulim (CIA).

NATO, javën e kaluar, nga SHBA-ja e ndërmori kontrollin e sulmeve ajrore të forcave ndërkombëtare në Libi, që filluan më 19 mars, ndërsa SHBA-ja ndërpreu pjesëmarrjen aktive në misionet luftarake dhe e ndërmorën mbështetjen logjistike të operacionit.

Edhe krahas asaj që mendon se këto sulme i shkaktuan mjaft dëme kapaciteteve të liderit libian Moamer Gadafi, gjenerali Hem shprehi dyshim se kryengritësit libianë janë të aftë vetë ta rrëzojnë regjimin qeveritar.