Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 16:05

Pekin – Kina i kërkon SHBA-së që të anulojë takimin e paraparë për sot në mes të presidentit Barak Obama dhe Dalai Lamës, liderit shpirtëror tibetian në ekzil.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei, tha se një takim i tillë është ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të premten vonë, se takimi “thekson mbështetjen e fuqishme të presidentit për ruajtjen e identitetit unik fetar, kulturor dhe gjuhësor si dhe mbështet mbrojtjen e të drejtave të njeriut për tibetianët”.

Po ashtu, thuhet se presidenti do të theksojë mbështetjen e tij për dialog në mes të përfaqësuesve të Dalai Lamës dhe qeverisë kineze, për të zgjidhur dallimet mes tyre.