Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 09:29

Strasburg – Parlamenti Evropian sot në sesion plenar në Strasburg do të votojë për rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në rezolutë, europarlamenti edhe një herë kërkoi hapje urgjente të negociatave për anëtarësim në BE, me keqardhje që Këshilli i BE-së nuk i ka përcjellur rekomandimet e deritanishme të Europarlamentit dhe të Komisionit Evropian.

Dokumentin, që më 16 mars u miratua nga Komisioni për politikë të jashtme të PE-së, dje në kuadër të debatit e mbrojti eurodeputeti bullgar i grupit të socialistëve dhe demokratëve Kristian Vigenin në vend të Zoran Talerit, i cili për shkak të skandalit korruptues dha dorëheqje nga funksioni i europarlamentarit dhe raportuesit për Maqedoninë.

Në debatin dyzet e pesë minutësh, njoftoi korrespondenti i MIA-s, shumica e deputetëve shprehën keqardhje që Republika e Maqedonisë ende nuk ka filluar negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe krahas rekomandimeve të cilat i dha Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian.