Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 11:24

Presidenti sirian Bashar Al Asad i cili dikur dukej se nuk do të mund të mbijetonte edhe gjatë në pushtet, ka filluar të marrë mbështetje nga shtete të fuqishme, në luftën kundër Shtetit Islamik, që rrjedhimisht i siguron atij mbajtjen e pushtetit.

Mediat ndërkombëtare po raportojnë se pas Rusisë, në ndihmë Asadit po i del edhe Kina, transmeton lajmi.net.

Kjo fuqi e madhe ushtarake, ka nisur disa këshilltarë ushtarakë për të ndihmuar ushtrinë siriane.

“Kinezët do të vijnë në javët e ardhshme”, ka thën një zyrtar i ushtrisë siriane për agjencië libaneze të lajmeve.

Raporti pretendon se një anije detare kineze është në rrugë për në Siri me dhjetëra “këshilltarë ushtarakë” në bord. Atyre më pas do t’u bashkohen edhe trupa.

Anija është thënë se ka kaluar Kanalin e Suezit në Egjipt dhe po bën rrugën e saj nëpër Detin Mesdhe.

Sipas kësaj agjencie, këshilltarët do të bashkohen me personelin rus në rajonin Latakia.

Ndërkohë, një agjenci izraelite e lajmeve, duke cituar ushtarake ka raportuar se një avion kinez Liaoning-CV-16, tashmë ka ateruar në portin sirian të Tartus në bregdetin e Mesdheut.

Lajmi vjen pasi Rusia, Irani, Iraku dhe Siria ranë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët të informacionit në Bagdad për të koordinuar operacionet e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik.

“Qëllimi kryesor i qendrës do të jetë mbledhja, përpunimi dhe analizimi i informacionit aktual në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme – kryesisht në luftën kundër ISIS-it”, ka thënë një burim ushtarako – politik të shtunën për agjencinë ruse të lajmeve.