Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 11:57

Tripoli – Një nga djemtë e liderit libian Moamer Gadafi, Hamis, vdiq në spitalin në Tripoli si pasojë e lëndimeve të marra, konfirmojnë sajtet opozitare në vend dhe mediat arabe.

Konfirmohet se Hamis Gadafi që është lënduar të shtunën pasi që një pilot i forcave ushtarake të aviacionit libian me qëllim e ka rrëzuar aeroplanin e vet në kompleksin Bab al Azizia në Tripoli, ku jeton Gadafi dhe një pjesë e familjes së tij.

Hamis ka vdekur nga djegiet, me të cilat i ka marrë gjatë sulmit, publikuan mediat.

 

Forcat e Gadafit shfrytëzojnë civilë si mburojë e gjallë në qytetin Misurata

Forcat lojale të liderit libian Moamer Gadafit shfrytëzojnë si mburojë e gjallë civilë nga qytetet fqinje të Misuratas, i cili është nën kontroll të kryengritësve, kumtoi një përfaqësues i forcave kryengritëse.

Disa dëshmitarë okularë pohojnë se njerëz, lojalë të Gadafit, të veshur me veshje civile dhe të armatosur gjenden në qendër të Misuratas. Ata shtuan se dje në qytet ishin vrarë shtatë persona.

Sipas banorëve të Misuratas, i cili gjendet rreth 200 kilometra në lindje të kryeqytetit Tripoli, qyteti është i rrethuar nga forcat e regjimit të liderit dhe furnizimi me ujë të pijshëm ende është në ndërprerje.

 

Forcat e Gadafit tërhiqen pas sulmeve ajrore

Forcat libiane sot u tërhoqën  rreth 100 kilometra nga Bengazi pasi që në sulmet ajrore janë shkatërruar një numër i madh i tankeve.

Forcat e Gadafit u tërhoqën nga qyteti Ajdabija, në jug të Bengazit duke lënë pas vetes dhjetëra tanke të shkatëruara, lajmërojnë meidat perëndimore.

Forcat qeveritare në mënyrë njëpasnjëshme grantojnë më shumë se qindra kryengritës  të cilat e ndjekin tërheqjen dhe gjenden në rreth katër kilometra nga Ajdabija.

Forcat e Gadafit e morën Ajdabija javën e kaluar me ç’rast kaluan në ofensivë ndaj Bengazit, por u ndërprenë nga aeroplanit ushtarak  francez të cilët me orë të tëra e bombarduan pas miratimit rezolutës të KB-së për përdorimin e forcës që të ndërpritet lëndimi i civilëve.