Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 18:43

Havana – Qeveria kubaneze e Raul Kastros njoftoi se do t’i lejojnë kubanezët të udhëtojnë jashtë vendit si turistë për herë të parë në më shumë se 50 vjet.

Ky vendim është pjesë e paketës së reformës që përmban rreth 300 ndryshime. Masat ishin miratuar në mes të muajit prill nga Partia Komuniste.

Qeveria nuk citoi se kur do të hynë në fuqi këto masa.