Teheran- Parlamenti iranian e ftoi presidentit Mahmud Ahmadinexhat në seancë dëgjimore për listën e gjatë të akuzave, mes të cilave edhe për dyshmin se keq e menaxhon ekonominë e vendit.
Nga Parlamenti kumtojnë se nga Ahmadinexhati presin përgjigje të pyetjeve ekonomike, duke përfshirë edhe anashkalimin e buxhetit special për metronë dhe komunikacionin publik në Teheran.
Presidenti Ahmadinexhat do të merret në pyetje edhe për vendimet që i ka bartur për çështjet nga politika e brendshme dhe e jashtme e vendit.
Kjo është thirrja e parë e tillë e dërguar ndaj presidentit të vendit, prej kur në vitin 1979 Irani u bë republikë, ndërsa të informuarit ngjarjet e tilla i lidhin me luftë për pushtet para zgjedhjeve parlamentare, të caktuara për në mars.
Ftesa zyrtare Ahmadinexhatit do t’i dërgohet javën e ardhshme, ndërsa presidenti ka obligim në parlament të paraqitet më së voni një muaj pas marrjes së ftesës.