Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 10:20

Strasburg – Komisioni për çëshjte kushtetuese në Parlamentin Evropian dje unanimisht miratoi “Kodin e sjelljes” së eurodeputetëve pas skandaleve me korrupsionin.

Kodi më 1 dhjetor do të pranohet në Bruksel, ndërkaq do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2012.

“Kodi i sjelljes” i përcakton rregullat dhe parimet, të cilave duhet t’u përmbahen eurodeputetët në mënyrë që t’i evitojnë situatat e konfliktit të interesave gjatë kontakteve me 5.000 grupe lobuese.

Sipas Kodit është rreptësisht e ndaluar marrja e mjeteve në të holla për parashtrimin e një çështje të caktuar në rend të ditës, si dhe përcakton rregullat për marrjen e dhuratave dhe kornizë juridike për ish-deputetë të cilët janë bërë lobistë.

Komiteti konsultativ do të jetë i obliguar për sanksionimin e eurodeputetëve të cilët nuk u përmbahen Kodit, ku për raste të tilla janë parashikuar heqja e funksioneve parlamentare deri në dënime me të holla.